me pas · me mujt · me kenë · me shkue · me i thanë · me ardhë · me më pa

tuj flirtue.

Një fjali unike, që rrallë gjendet nëpër botë, shkruar nga atdhetari Luigj Gurakuqi.
Një fjali që tregon pasurinë dhe strukturën e veçantë të gegërishtes, përmes vargimit të paskajoreve,
e që në Aesthemed vjen qëllimshëm me një folje të tetë, po në paskajore.

Zbulo më poshtë ↓

Një fjali, tetë folje

Kjo fjali që në Aesthemed gëzon një folje të tetë, “tuj flirtue”, ka shërbyer për ngritjen e një sistemi të mirëfilltë komunikimi. Origjinal. Efikas. Dallues.

Larg misionit përshkrues të Gurakuqit, fjalia në Aesthemed është ndarë dhe çdo folje e saj, përfshirë këtu foljen “tuj flirtue”, ka shërbyer për ndërtimin e kategorive që të gjitha së bashku pasqyrojnë ciklin emocional të një klienti.

Përmes tyre kemi folur për dëshirën, pasigurinë, vendimin për ndryshim; kemi prekur forcën e transformimit, sikurse nevojën për adresim e dëshmi.

Gjithashtu, kemi komunikuar filozofinë e kompanisë sonë, se pas çdo produkti apo pajisjeje inovative që distribuojmë në qindra klinika estetike, qëndron dëshira për të parë më shumë njerëz të sigurt në lëkurën e tyre.

me pas

Problemi

Kategoria ku trajtohen problematikat dhe njëherazi ofrohet zgjidhja, përmes produktit sunekOS, trajtimit Cynoglow dhe pajisjes Sofwave.

me mujt

Mundësia

Kategoria ku preken dëshirat e klientëve, por duke prekur njëkohësisht benefitet konkrete të produkteve dhe pajisjeve tona.

me kenë

Vetëbesimi

Kategoria ku theksohet ndjesia e të qenit i kuruar dhe i kënaqur me veten, duke treguar rezultatin dhe përvojën që klienti përfiton pas trajtimit.

me shkue

Adresimi tek profesionistët

Kategoria ku klienti orientohet drejt profesionistëve të fushës, duke e lidhur nevojën e tij me ekspertizën dhe kujdesin profesional.

me i thanë

Zëri i brendshëm

Kategoria ku shprehen mendimet dhe dëshirat e klientit, të lidhura ngushtë me rezultatet e nga sunekOS, Cynoglow dhe Sofwave.

me ardhë

Adresimi tek Aesthemed

Kategoria ku i adresohemi jo klientit fundor, por biznesit, për të bashkëpunuar me Aesthemed për zgjidhjen e trajtimeve inovative dhe për rrjedhojë, për klientë besnikë.

me më pa

Dëshmitë

Kategoria ku flasin rezultatet dhe eksperiencat reale të klientëve.

tuj flirtue

Rezultati

Kategoria ku rezultati i trajtimeve prezantohet në mënyrë tërheqëse, që shkon përtej estetikës së jashtme, drejt e tek vetëbesimi i klientëve.

me pas me mujtë me kenë me shkue me i thanë me ardhë me më pa

tuj flirtue, pa filtra.

Sepse Aesthemed me gjithçka që ofron, nuk premton përsosmëri. Ofron kujdes ndaj së bukurës natyrale, shëndet të plotë lëkure, por mbi të gjitha ofron qasje inovative dhe teknologji për t’u ndjerë mirë me veten.

Më autentike Më e freskët Më me vetëbesim

Çfarë shihet kudo

Premtime për “rini të përjetshme”

Zgjidhje të njëjta për të gjithë

Perfeksion i imponuar

Transformime të ekzagjeruara

Çfarë ofron Aesthemed

Rezultate reale klinike

Bukuri natyrale

Përmirësim progresiv dhe i personalizuar

Produkte dhe pajisje të mbështetura në kërkim dhe zhvillim shkencor.

Gati me e pa veten
tuj flirtue?

Gjej klinikën më të afërt