Me pas lëkurë pa njolla
CynoGlow, i fuqizuar nga teknologjia PicoSure Pro, trajton melazmën, njollat kafe dhe format e ndryshme të hiperpigmentimit, duke rikthyer një ton më të njëtrajtshëm dhe një lëkurë më të pastër.
Me cynoglow
CynoGlow, i fuqizuar nga teknologjia PicoSure Pro, trajton melazmën, njollat kafe dhe format e ndryshme të hiperpigmentimit, duke rikthyer një ton më të njëtrajtshëm dhe një lëkurë më të pastër.
PicoSure Pro, falë impulseve ultra të shkurtra me intensitet të lartë, fragmenton pigmentin në grimca mikroskopike, të cilat më pas eliminohen natyrshëm nga organizmi, pa dëmtuar indet përreth.
Përtej heqjes së njollave dhe korrigjimit të pigmentimit, trajtimi stimulon prodhimin natyral të kolagjenit, duke përmirësuar gradualisht teksturën, shkëlqimin dhe cilësinë e lëkurës.
Cynoglow dhe pajisja e avancuar Picosure Pro largojnë në mënyrë të sigurt dhe efektive pigmentimin e padëshiruar në të gjitha llojet e lëkurës. Gjithashtu, trajtimi redukton rrudhat, vijat e holla, shenjat e akneve dhe madhësinë e poreve, pa kohë rikuperimi, si dhe përmirëson tonin dhe teksturën e përgjithshme të lëkurës, duke i dhënë individit një pamje më të njëtrajtshme dhe më të ndritshme.
PicoSure Pro është një trajtim lazer i avancuar, i krijuar për të trajtuar pigmentimin e padëshiruar dhe për të përmirësuar në përgjithësi pastërtinë dhe pamjen e lëkurës.
Kjo teknologji përdoret për të trajtuar një gamë të gjerë problematikash të lëkurës, duke përfshirë dëmtimet e shkaktuara nga dielli, njollat e moshës, melasmën, shenjat dhe cikatricet e akneve, etj.
PicoSure Pro përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në shkencën dhe teknologjinë e lazerit, pasi transmeton energjinë në impulse jashtëzakonisht të shkurtra. Kjo bën të mundur trajtimin efektiv të lëkurës, duke shmangur ekspozimin e zgjatur ndaj nxehtësisë që shoqëronte sistemet lazer të gjeneratave të mëhershme.
Më tepër informacion
Një qasje e avancuar për të përmirësuar pigmentimin, teksturën, shenjat e akneve dhe shenjat e plakjes, në zona të ndryshme të fytyrës dhe trupit.





Teknologji
e avancuar

Rezultate brenda
pak seancave

Kohë minimale
rikuperimi

Rezultate reale para dhe pas trajtimit të melazmës.

Rezultate reale para dhe pas trajtimit të akneve.
CynoGlow është plan trajtimi me PicoSure Pro për pigmentim, teksturë, shenja aknesh dhe pamje më të ndritshme të lëkurës.
Trajton njolla pigmentimi, melasmë, dëmtime nga dielli, shenja pas akneve, pore të dukshme, vija të holla dhe teksturë jo uniforme.
Procedura zakonisht tolerohet mirë. Ndjesia mund të ndryshojë sipas zonës, llojit të lëkurës dhe protokollit të zgjedhur.
Numri i seancave përcaktohet pas konsultimit, në varësi të problematikës, thellësisë së pigmentimit dhe qëllimit estetik.
Rezultatet shfaqen gradualisht, ndërsa lëkura rigjenerohet dhe pigmentimi fillon të zbehet pas trajtimit.
Po, CynoGlow mund të përdoret për melasmë, kur protokolli përcaktohet nga profesionisti pas vlerësimit të lëkurës.
Rekomandimi varet nga lëkura, ekspozimi në diell dhe plani i trajtimit. Mbrojtja nga dielli është e rëndësishme gjatë protokollit.